VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk janë marrë vesh për drejtorin e Agjencinë e Përgjimeve

Grupet punuese të partive parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për atë se kush do të jetë drejtori i agjencisë për përgjime, apo më saktësisht, Agjencisë Teknike Operative (ATO), njofton Portalb.mk.

Mospajtueshmëri ka pasur edhe për të parin e Revizionit Shtetëror. Këto dy pika, por edhe ato për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Konkurrencë, të Bordit për Çmimin Shtetëror 23 Tetori dhe për ndryshimet në përbërjen e Këshillit Buxhetor të Kuvendit, njëzëri janë vendosur në rend dite të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Se nuk ka marrëveshje për drejtorin e ATO-s dhe të parin e Revizionit konfirmojnë edhe deputetët e pushtetit dhe opozitës. Vazhdimi i radhës i seancës së Komisionit paralajmërohet për të mërkurën, përpara mbajtjes së seancës plenare.

Komisioni për kryetar të Komisionit për Vendosje në Shkallë të Dytë në Fushën e Vëzhgimin Inspektues e ka propozuar, Elizabeta Ristevskën.

Artan Grubi nga BDI propozoi që të shfuqizohet konkursi për zëvendësdrejtor të Komisionit për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje deri te Informatat me Karakter Publik.

Ndryshe,  për drejtor të Agjencisë së re për përgjime ATO, në shpalljen publike janë paraqitur 14 kandidatë.

Në mesin e të paraqiturve janë edhe profesori universitar për siguri, Stefan Buxhakovski, ekspert i fushës së krimit kibernetik, ish agjenti i cili i nxori “bombat” nga DSK, Gjorgji Llazarevski, Dimitar Bogatinov, ekspert i fushës së krimit kibernetik, kolonel Dragan Kovaçki, ish udhëheqës i shërbimit për Kundërzbulim Ushtarak.

Që të zgjedhet drejtori i ATO-s, është e nevojshme mbështetje 2/3 nga deputetët. ATO duhet që të fillojë me punë në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button