BE: Të procesuohen përgjegjësit për shkeljet sistematike në Mianmar

Bashkimi Evropian paralajmëron se situata në Arakan të Mianmarit vazhdon të mbetet serioze dhe kërkon procesuim për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në konferencën e sotme për media, tha se përfaqësuesit e Komisionit këtë javë do të takohen me përfaqësuesit e Misionit të hetuesve ndërkombëtarë për Mianmarin, i cili u formua nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se gjatë takimit do të diskutohet në detaje raporti, i cili u përpilua nga Misioni pas një pune 18 muajshe në terren.

“Hapat që Bashkimi Evropian do të marrë në këtë çështje do të jetë objekt i konsultimeve mes anëtarëve”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se situata në Arakan vazhdon të mbetet e rëndë dhe se përgjegjësit për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut duhet të ndiqen penalisht.

Ekipi i hetuesve të OKB-së në kuadër të Misionit për hetime të pavarura të ngjarjeve në Mianmar ka publikuar një raport, në të cilin kërkohet procesuimi i kreut ushtarak të Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për gjenocid ndaj muslimanëve Rohingya.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button