Mickoski: Të gjithë partitë të heqin dorë nga mjetet për fushatën e referendumit

Lideri i VMRO-DPMNE_së, Hristijan Mickoski, ka apeluar deri te të gjitha partitë politike që të heqin dorë nga mjetet për fushatën e referendumit, sipas shembullit të partisë së tij, njofton Portalb.mk.

“Apeloj deri te Qeveria që mjetet t’i ridestinojmë për rikonstrum dhe ndërtim të gjimnazit në Tetovë. Por, njëkohësisht apeloj edhe deri te kolegët nga partitë tjera politike që të mos i shfrytëzojnë mjetet të cilat janë të paraparë për fushatë, dhe të njëjtat t’i ridestinojnë për qëllime tjera të cilat janë të patjetërsueshme për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Apeloj edhe deri te grupi i deputetëve të LSDM-së dhe deri te partitë tjera politike të cilat do të përpiqen që gënjeshtrën ta tregojnë si të vërtetë dhe kapitullimin si fitore”, tha Mickoski.

Ai ka propozuar që pushteti t’i ridestinojë mjetet për sanim, të ashtu si[ thonë, politikave të dëmshme të qeverisë në bujqësi, si[ është problemi me vreshtarët.

Ai shtoi se partia e tij do të promovojë të ashtuquajtur vullnetarizëm politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button