Irani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Irani dhe Siria kanë nëshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në një takim në mes të ministrave të Mbrojtjes së të dy shteteve në Damask, ka njoftuar agjencia e lajmeve Tasnim, transmeton Reuters, përcjell REL.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami ka udhëtuar në Damask të shtunën, në një vizitë dyditore për të takuar presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe zyrtarë tjerë të lartë ushtarakë.

Forcat iraniane kanë mbështetur Assadin në luftën civile të shtetit të tij.

Tasnim nuk ka raportuar për detaje të marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë javën e kaluar se Irani duhet të largojë forcat e tij nga Siria.

Zyrtarë të lartë iranianë kanë thënë se prezenca e tyre në Siri është pasojë e ftesës së Qeverisë së Assadit dhe se nuk kanë ndonjë plan rreth tërheqjes nga ky shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button