Tottenhami u interesua për dy yjet e Unitedit
Anthony Martial dhe Juan Mata ishin në listën e lojtarëve të kërkuar nga Tottenhami.
Tottenhami është interesuar për dyshen e Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, shkruan Manchester Evening News.
Unitedi ishte i interesuar për qendërmbrojtësin e Spursave, Toby Alderweirled, mirëpo në bisedime gjithashtu u diskutua mundësia e kalimit të Martialit dhe Matas në Londër.
Pasi Tottenhami i ka kërkuar këta të dy, Unitedi iu është përgjigjur negativisht.