Vllasi: Përkufizimi i kufijëve në baza etnike do të shkaktonte probleme

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar idenë e Presidentit Hashim Thaçi për këmbim territoresh me shtetin e Serbisë.

Vllasi thotë se nëse do të ketë përkufizime në baza etnike, atëherë do të ketë shumë probleme.

“Nuk më duket një marrëveshje e qëndrueshme, e mirë do të jetë nese shtrohet në rend të parë çështja e kufijëve, sepse kufijtë shtërëror nuk duhen diskutohen, tema nënkupton përkufizime. Vuçiq po thotë përkufizime në baza etnike, e përkufizimi në baza etnike shkakton shumë probleme, ashtu që unë mendojë që nuk është koha të preket në çështjen e kufijëve por me Serbinë duhet të finalziohet një marrëveshje që para së gjithash nënkupton njohje reciproke, si shtet nga ana e Serbisë. Së pari duhet të ketë njohje nga serbët, por ato korigjime bëhen me pajtimin e dy palëve”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas Vllasit, ish-bashkëpunëtorët e presidentit historik Ibrahim Rugova i kanë sqaruar presidentit Thaçi se ai nuk ka folur për këmbim territoresh.

“Atëherë ka qenë situtatë tjetër, tash është tjetër, tash Kosova është shpallë shtet. Korigjimi i kufijëve, demarkimi i kufijëve me i argumentu ato tezat e veta edhe është ka mendon sigurisht që arguentim është edhe nëse thirrët në idetë e Rugovës por nuk kishte ngjashmëri, se Rugova përmend edhe Kosovën shtet të pavrur, Rugova ka pas ide të llojë llojëshme krejt konform rrethanave të atëhershme kur Kosova ishte e okupuar”, ka theksuar Vllasi.

Sipas Vllasit, Thaçi është thirrur në deklaratat e Rugovës pasi që për qëllim kishte argumentimin e tezave të veta.

“Thaçi don me i argumentu tezat e veta që nuk është i vetmi dhe i pari që  punën e kufijëve e përmend por don me mbështete këto burimet e veta në Rugovën”, ka thënë tutje ai. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button