MPPS: Tani për tani nuk ka konfirmim se vajza e Shtëpisë “25 Maji” është përdhunuar në Strugë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se tashmë punon në zbardhjen e rastit të vajzës së mitur nga Shtëpia 25 Maji e cila dje në polici ka denoncuar se një person i panjohur ka kryer veprime të tjera seksuale ndaj saj,  derisa ka qëndruar në pushimoren në Strugë, por që tani për tani nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për përdhunim.

“MPPS është në komunikim të përhershëm me MPB-në dhe deri në këtë moment nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për përdhunim. Institucioni tashmë e ka siguruar ndihmën e nevojshme profesionale dhe mbrojtjen e vajzës dhe vepron sipas procedurave”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Njëkohësisht,  shtojnë prej atje, MPB ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button