KSHZ e miratoi Kodeksin për mbikëqyrje të referendumit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme miratoi Propozim-kodeksin për mbikëqyrje të referendumit.

Siç u tha, Kodeksin vë theks të mbikëqyrësve të akredituar. Ata duhet ta njohin Ligjin, t’u përmbahen dispozitave të tij, të jenë të paanshëm dhe çdoherë me vete ta mbajnë bexhin për identifikim.

“Për mbikëqyrje korrekte KSHZ është e obliguar të sjellë kornizë për sjellje të rregullt gjatë mbikëqyrjes së referendumit. Në pajtueshmëri të Kodeksit, vetëm mbikëqyrës të akredituar mund të informojnë gjatë procesit votues”, u theksua në seancë, transmeton MIA.

Kodeksi parashikon edhe kufizim për mbikëqyrësit e akredituar – ata nuk guxojnë që gjatë votimit dhe numërimit të votave, as të mbajnë çfarëdo lloj simbole partiake.

Siç informon kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski ende po zgjat afati për dhënie të akreditimeve për mbikëqyrës të referendumit.

KSHZ në seancë e miratoi edhe propozimin e Boris Kondarkos, që të sillet rregulloret e re për ankesa që do të vlejë vetëm referendumin. Rregullorja për procesin zgjedhor nuk do të ndryshojë.

дик кондарко

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e mbështetën edhe vendimin që të angazhohen numër plotësues i personave nga Enti Shtetëror për Statistikë me qëllim të përpunimit më të shpejtë për jehonën në referendum.

Raporti i fundit i dorëzuar deri te KSHZ-ja tregon se përfundimisht me ditën e sotme për referendumin në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë janë paraqitur gjithsej 2.855 votues, prej të cilave janë pranuar 2.755. janë refuzuar 100 fletëparaqitje me elaborim se një pjesë e personave të cilët i kanë dorëzuar kanë pasur dokumente të skaduara, ndërsa një pjesë se nuk kanë vendbanim në Maqedoni. Për shkak të kësaj, shpjeguan nga KSHZ, nuk kanë të drejtë të votojnë.

Para fillimit të seancës, derisa konfirmohen rendi i ditës, Kondarko informoi se MPB do t’u japë letërnjoftime 260 personave të cilët vuajnë burg që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. Procedura për dhënie të dokumenteve, tha Kondarko, ka përfunduar.

Në listën zgjedhore si të shpërngulur janë regjistruar 87 mijë persona.

Në seancën e KSHZ-së u theksua se votimi për diasporën do të kushtojë rreth një e treta nga votimi herën e kaluar kur ka qenë 35 milionë denarë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button