Deputetët nuk do të marrin individualisht mjete për fushatën e referendumit

Bërja e fushatës nuk nënkupton që Kuvendi, si propozues i autorizuar do të ndajë mjete idviduale për çdo deputet nga 120 për fushatën e tyre për referendum në nivel shtetëror, njofton Portalb.mk.

Këtë sot e ka kumtuar Shërbimi për Informim i Kuvendit të Maqedonisë, në ashtu siç thonë, sqarimin pas shkresës që sot e ka dërguar një deputet deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën e informon se do të marrë pjesë në fushatën publike për referendumin që t’i sigurojnë mjete për atë qëllim.

Për atë, kryetari i Kuvendit, thuhet në kumtesë, gjatë ditës së djeshme, ka dërguar njoftim deri te grupet e deputetëve dhe deri te deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve, që në afat prej tre ditëve ta njoftojnë nëse do të marrin pjesë në fushatën publike dhe cili do të jetë qëndrimi i tyre në pyetjen “për” ose “kundër”.

Në bazë të të dhënave të fituara, Kuvendi në mënyrë proporcionale do të blejë hapësirë mediatike për pjesëmarrje në emisionet debative, në mediat e shkruara dhe internet portalet, informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button