Arsenali rivalizon Unitedin për Boatengun
Arsenali raportohet se do të rivalizojë Manchester Unitedin në garën për të transferuar Jerome Boatengun e Bayern Munichut.
Sipas “Kicker”, kampioni gjerman ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurosh për reprezentuesin e Gjermanisë.
Për qendërmbrojtësin ka shprehur interesim edhe Paris Saint-Germaini.