Janushev nga VMRO: Pyetja për referendumin është manipulative (VIDEO)

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev para gazetarëve mbajti konferencë për media për të dhënë informata në lidhje me qëndrimin e partisë së tij në lidhje me referendumin. Ai tha se pyetja që është formuluar për referendumin është manipulative, raporton Portalb.mk.

“Marrëveshja është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët dhe është kundër vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë, ata përpiqen me forcë, pa pranimin e argumenteve të opozitës të bëjnë pyetje. Pyetja e referendumit është krejtësisht në kundërshtim me ligjin dhe para se gjithash manipulative.  VMRO nuk e pranon propozimin të bëhet alibi e pushtetit dhe me dekor, por me argumente”, tha Janushev.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se grupi parlamentar i VMRO-së do të marrë pjesë në seancën ku pritet të shpallet i njejti, sipas tij, me të gjitha argumetet e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button