Ishte ndër më të mirët në derbi, Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër

Zurichu ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.

E padyshim njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre është Hekuran Kryeziu, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi i Kosovës menjëherë ka arritur të bëhet lider në mesfushën e Zurichut duke bërë paraqitje fantastike.

Edhe në derbin lokal ndaj GC, Kryeziu ishte i pakalueshëm në mesfushë duke qenë ndër më të mirët në ndeshje.

Kryeziu gjatë ndeshjes Grasshoppers – Zurich (photo: Blick)

Kjo ka bërë që mesfushori nga Gjilani të futet edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

E përditshmja zvicerane Blick, ka bërë 11-shen e javës ku nga futbollistët shqiptarë është vetëm Kryeziu.

Ndërkohë nga Zurichu i Hekuranit janë edhe portieri Yanick Brecher dhe mesfushori Adrian Winter.

Në ndeshjen e ardhshme, Hekurani me Zurichun do të kenë një përballje të vështirë pasi luajnë në udhëtim tek kampionët e Young Boys Bern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button