Vendoset limit në shpenzimet e qytetarëve gjatë shfrytëzimit të kredive për konsumatorë
Kufizim i kompensimeve të cilat i paguajnë qytetarët gjatë miratimit dhe pagesës së kredive për konsumatorët, është qëllimi kryesor i ndryshimeve në Propozim- ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi për konsumatorë, njofton MIA.
Nga Ministria e Financave sot deklaruan se me kufizimin e shpenzimeve, gjegjësisht të normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme, do të ulen shpenzimet të cilat qytetarët i paguajnë gjatë shfrytëzimit të kredive për konsumatorët. Ulja do të jetë më e theksuar tek kreditë ku miratohen shuma të ulëta, me afate të shkurta për pagesë, të ashtuquajtura “kredi të shpejtë”.
“Në këtë mënyrë do të ulet rreziku nga vështirësimi shtesë i gjendjes së personave të cilët kanë problem me pagesën e kredive”, thuhet në kumtesë.
Paralajmërimi për Propozim-ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi për konsumatorë tanimë gjendet në platformën ENER. Gjatë javës tjetër teksti i plotë i ligjit do të publikohet për konsultim publik.