Juventus? Ronaldo merr vendimin e madh
Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin e madh për të ardhmen.
Portugezi është pajtuar të transferohet te Juventusi, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “O Jogo”, transferimi do të kryhet për 100 milionë euro.
Ronaldo do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, e cila peshon 120 milionë euro në total.
33-vjeçari largohet nga Madridi pas problemeve me presidentin Florentino Perez.