Reagojnë nënat tetovare: Nuk lejojmë ‘Jugohromi’ t’i helmojë prap fëmijët tanë!

Lëvizja Nëna dhe Fëmija ashpër i dënon tendencat për rihapje të Jugohromit pa përfunduar me vendosjen e filtrave dhe ndalesën për gazrat helmues.

“Poashtu neve na habit fakti se si mundet kjo Qeveri ende të përdor standarde të dyfishta për Tetovën dhe Manastirin. Për helmimin e Manastirit, Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër personave përgjegjës në REK Bitola, ndërsa Tetova edhe pse u radhit si qyteti më i ndotur në Evropë, për veprën e njejtë penale, lëre që nuk ka padi dhe përgjegjësi për pronarët dhe udhëheqësinë e Jugohromit, për sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara, por ato subvencionohen nga Qeveria nga paratë tona”, thuhet në reagim.

Udheheqësia e Jugohromit këto 5 vite nuk ka përmbushur asnjë kusht që është dashur. Paramendoni ne 5 vite protestojmë, ato 5 vite premtojnë, alarmojnë nga kjo organizatë.

“Vetem kanë blerë kohë, pa përmbushur asnjë afat dhe ja kaluan katër vite. Qeveria e kaluar pasi i skadoi afati i dha afat shtesë dy vite, asgjë nuk bënë, edhe pas mbylljes prapë asgjë, saqë u desht që zv. Km. Angjushev nga foltorja e Parlamentit të na informojë që ata nuk paskan para për filtra. E tash imagjinoni si mundemi ne pas ketij mashtrimi 4 vjecar që na e kanë bërë të gjithëve, ti besojmë edhe më tutje.
Jugohromi duhet ta paguajë shtrenjtë helmimin e tetovarëve, numri i fëmijëve të sëmurë ishte dyfish më i lartë gjatë kohës kur ai ka punuar. Në 2015 kur ka punuar Jugohromi ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër bie në 18,578 raste.
Asnjë kërcënim nuk mund të na ndalë nga lufta për ambient të shëndetshëm për fëmijët tanë. Ne nënat do jemi mburrojë e gjallë ndaj çdo presioni, nga kushdo qoftë ai”, theksohet në reagimin e OJQ “Nëna dhe Fëmija”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button