Zaev: BE-ja nuk kërkon kampe të emigrantëve në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe pas takimeve të djeshme me përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE), tha se BE nuk kërkon kampe të emigrantëve, por se Maqedonia është e gatshme t’i ndihmojë Unionit nëse paraqitet krizë e emigrantëve, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka kurrfarë diskutimesh, askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia kamp emigrantësh. Edhe njëherë të theksoj, Maqedonia i ndjek politikat e BE-së dhe NATO-s, pasi që e shohim se do të jemi anëtar të tyre. Për atë, në koordinim me to, nëse eventualisht paraqiten kriza të reja të emigrantëve, ashtu sikur edhe deri në vitin 2015-të, do të vazhdojmë të veprojmë bashkërisht, por askush nuk ka kërkuar diçka të veçantë rreth kampeve të emigrantëve ose ngjashëm” ,deklaroi Zaev në pyetje gazetareske.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button