BE miratoi pjesën e dytë financiare nga 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur për lirimin e pjesës së dytë të financimit prej 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët të cilët nuk mundën të arrinin një marrëveshje mbi rezultatet në Samitin e Liderëve të BE-së që u zhvillua mbrëmë në Bruksel, sot në një deklaratë përfundimtare njoftuan se kanë vendosur të transferojnë 500 milionë euro në Fondin Afrikan të BE-së.

Italia për të hequr pengesën për transferimin e paketës së dytë financiare prej 3 miliardë eurosh ndaj Turqisë kishte vendosur kushtin që të kryheshin përforcime të Fondit Afrikan të BE.

Në deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së është marrë vendimi për lirimin e dytë të mbështetjes financiare prej 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.

Italia mbrëmë duke bllokuar të gjitha vendimet që do të merreshin në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), “përkohësisht” ajo u bë pengesë për deklaratën përfundimtare të përbashkët që do të publikonin 28 vendet anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button