Kryqi i kuq organizon aktivitetin humanitar “Lulja e Bajramit”
Me rastin e festës së Bajramit, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit për të dytën herë realizon aktivitetin “Lulja e Bajramit”.
“Në bashkëpunim me maketin “Saraj” që ndodhet para komunës dhe shkollën e mesme Cvetan Dimov,arritëm që nga të gjithë njerëzit humanitarë, firmat dhe kompanitë të vizitojnë këtë market dhe të zgjedhin një nga dëshirat dhe në falënderim të tyre u realizuan 36 dëshira për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët ndjekin terapinë individuale joqeveritare ‘Dua Ylberin’”, njoftojnë nga Kryqi i kuq, transmeton Portalb.mk.
Ndarja e dhuratave do të jetë më 13 qershor para marketit Saraj në ora 11:00.
Nga Kryqi i Kuq thonë se me këtë rast shpresojnë që të ngitet vetëdija publike dhe këta fëmijë të integrohen më lehtë në shoqëri.