RMV, Kryqi i Kuq ka mbledhur mbi 30 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Përmes linjave telefonike dhe nga Fondi i Solidaritetit të Kryqit të Kuq janë paguar gjithsej 30.378.353 denarë, njoftuan nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kryqi i Kuq i RMV-së në apelin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ka paguar 3.000 euro nga fondet e veta si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë, si dhe 20.000 euro në llogarinë e Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në llogarinë e Kryqit të Kuq të RMV-së dhe duke telefonuar përmes telefonit. Informata më të detajuar për këtë gjeni KËTU.

Përveç ndihmës financiare, personat juridikë dhe fizikë mund të dhurojnë edhe mallra materiale për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti.  Të gjithë artikujt e dhuruar duhet të jenë të rinj.

Sot, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti priti ekipin e shpëtimtarëve të shoqatës vullnetare “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit, si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët u kthyen nga aksioni i shpëtimit që realizuan në  Adiyaman të goditur nga tërmeti katastrofik më 6 shkurt 2023.

Kujtojmë që tërmeti prej 7.7 dhe 7.6 shkallëve të Rihterit i cili goditi Turqinë dhe Sirinë me 6 shkurt, ka lënë më shumë se 42.000 njerëz të vdekur, shumë të lënduar si dhe mijëra të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button