Kryqi i kuq i RMV-së: Janë mbledhur 31.387.966 denarë për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri 

Deri më 19 shkurt 2023, përmes linjave telefonike dhe nga Fondi i solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së janë paguar gjithsej 31.387.966 denarë, njoftoi Kryqi i kuq i RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në:

  • Llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercialna banka me shënim: ndihmë për popullsinë në Turqi dhe Siri.
  • Si të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Makedonski Telekom dhe A1.

Për donacionet e fondeve në valutë të jashtme:

  • NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN
  • BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
  • BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
  • BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
  • SWIFT CODE: KOBSMK2X
  • IBAN CODE: MK07300701000001228

“Përveç ndihmës financiare, personat juridikë dhe fizikë mund të dhurojnë edhe të mira materiale sipas listës së bashkëngjitur të nevojave për të ndihmuar popullatën e prekur, dërguar nga shteti turk dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke: tenda familjare dimërore, batanije, ngrohës elektrik/gaz, çanta gjumi, karrige të palosshme, shtretër të palosshëm, fener me energji diellore, komplete kuzhine, ushqime dhe artikuj higjienike (sipas standardeve minimale për ndihmën humanitare). Të gjithë artikujt e dhuruar duhet të jenë të rinj. Prioritet vendosja e tendave familjare dimërore, tarpave, çanta gjumi, batanije”, thonë nga Kryqi i kuq.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës. Në këtë katastrofë, deri tani është konfirmuar se jetën e kanë humbur mbi 46.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button