Deportohen dy gazetarë të Koresë së Jugut nga Singapori
Dy gazetarë të Koresë së Jugut janë arrestuar dhe deportuar për shkak të hyrjes së palejuar në rezidencën e ambasadorit të Koresë së Veriut në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme i Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam, deklaroi se janë deportuar dy gazetarë të KBS-së të arrestuar të premten.
“Konsideroj se është e palejuar hyrja në rezidencën e ambasadorit të cilitdo vend. Situata në Singapor nuk është më ndryshe. Fund i debatit. U kërkua që të lëshojnë vendin”, tha Shanmugam.
KBS kërkoi ndjesë për shkak të hyrjes së palejuar të gazetarëve të pa akredituar në rezidencën e ambasadorit në Singapor.
Për shkak të hyrjes së palejuar në objektin e dikujt në Singapor mund të dënohesh me tre muaj burg ose gjobë prej 1.500 dollarë.