Botërori, Gjermania lë jashtë Leroy Sane, shpallet lista me 23 futbollistët

Pas barazimit 1-1 me Spanjën dhe humbjeve 1-0 me Brazilin e 2-1 me Austrinë në miqësoret përgatitore, trajneri Joachim Low ka zyrtarizuar edhe listën përfundimtare me 23 futbollistë që do të marrë me vete për Botërorin e Rusisë.

Në listë nuk mungon emri i Manuel Neuer, i cili ishte në dyshim deri para pak ditësh, por që duket se dha sinjalet e mjaftueshme për të qenë i grumbulluar me kombëtaren e “panzerave” në Kupën e Botës që do të nisë pak ditë më vonë në Rusi, transmeton TCH.

Veç Neuerit, për portën do të jenë në dispozicion edhe Kevin Trapp dhe Marc-Andre ter Stegen. Në mbrojtje janë thirrur 8 futbollistë, duke nisur nga Hector, Hummels, Sule, Rudiger, Boateng, Kimmich, Ginter dhe në fund Plattenhardt.

Nga lista paraprake janë përjashtuar portieri Bernd Leno, mbrojtësi Jonathan Tah, mesfushori me tipare sulmuese Leroy Sane dhe sulmuesi Nils Petersen.

“Sigurisht që ka ditë shumë më të bukura në jetën e një trajneri kombëtareje, por nëse të duhet të marrësh një vendim të dhimbshëm për të lënë në shtëpi 4 lojtarë, këtë gjë mund ta bësh vetëm përpara një Botërori (apo Europiani). Jam i bindur për cilësitë e atyre të katërve, kam folur me ta veçanërisht e më pas me grupin e plotë, e padyshim që zhgënjimi mes tyre është shumë i madh. Por, në këtë pikë nuk ka vend për vendime të lehta”, tha Low.

Mungesa më e madhe mund të konsiderohet Leroy Sane, një futbollist që ka lënë gjurmë me Manchester Cityn në fitimin e Premier League.

Por, mesfusha e sulmi i gjermanëve ka gjithsesi emra me shumë peshë, duke nisur nga Khedira, Draxler, Kroos, Werner, Ozil, Reus, Muller, Goretzka, Rudy, Brandt, Gungogan dhe Gomez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button