Trajneri skocez Alex Ferguson doli nga spitali

Trajneri skocez Alex Ferguson i cili qëndronte rreth një muaj në spital pas një hemorragjie cerebrale, është larguar nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat britanike, trajtimi i 76 vjeçarit që doli nga Spitali Salford Royal, do të vazhdohet në shtëpi pranë familjes së tij.

Theksohet se trajneri me famë botërore është shëruar shpejt dhe ka qenë në mundësi që të qëndrojë në këmbë.

Ferguson i cili pas një hemorragjie cerebrale më 5 maj, kishte kaluar një operacion të suksesshëm dhe më 9 maj ishte nxjerrë nga njësia e kujdesit intensiv.

Pas karrierës së tij në vendin e tij, Skoci, në vitin 1986 erdhi në detyrë në Manchester United, ku qëndroi deri në vitin 2013. Ai me Manchester United fitoi 13 kampionate të Premier Ligës dhe 2 të UEFA Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button