Australi, grushtoi udhëtarin në autobus, sepse po fliste zëshëm në telefon (Video)

Në autobusin që udhëtonte nëpër Sydney të Australisë, një udhëtar paidentifikuar e grushtoi dhunshëm një tjetër, sepse po fliste më zë të lartë në telefon.

Udhëtarët e pranishëmt mbetën të shqetësuar dhe provuan ta ndalonin sulmuesin, por ai u largua me shpejtësi në momentin që autobusi ndaloi, transmeton Telegrafi.

Viktima mori lëndime në sy dhe buzë, andaj kërkoi ndihmën e mjekut.

Sulmuesi, që besohet se është në të 20-at, është në kërkim prej forcave të rendit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button