Rita Ora paralajmëron: Shihemi nesër në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të zbarkojë nesër (e diel) në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në mbrëmje, ajo do të mbajë një koncert gjigant për të gjithë shqiptarët, në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.

Ardhja e saj ishte konfirmuar muaj më parë nga i pari i Tiranës, kreybashkiaku Erion Veliaj.

Lajmin për ardhjen e saj, e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja Ora përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të skenës, e cila është bërë gati për performancën e saj, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Shihemi nesër Tirana”.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” një ditë më parë kanë performuar edhe këngëtarët e njohur Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta.

 Ermal Meta gjatë performancës në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë (Foto: Ermal Meta/Instagram)

Kujtojmë që këngëtarja Ora ishte edhe në Kosovë më 17 shkurt, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo mbajti një koncert madhështor në sheshin e Prishtinës, koncert në të cilin morën pjesë afro 300 mijë persona.

E njëjta atmosferë pritet të krijohet edhe në mbrëmjen e nesërme në qendër të Tiranës, ku me mijëra fansa presin një performancë spektakolare nga këngëtarja shqiptare me famë botërore. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button