Simeone do të shpërblehet nga Atletico

Diego Simeone mund të mbetet gjatë në Atletico Madrid. Drejtuesit e kampionit të Spanjës po përgatiten t’i ofrojnë kontratë afatgjate strategut argjentinas.

Sipas gazetës sportive madrilene, AS, drejtuesit e Atleticos pritet t’i ofrojnë kontratë shtatëvjeçare ish trajnerit të Canatias, Racingut, Estudiantesit dhe River Plates.

Drejtuesit e klubit nga Vicente Calderon dëshirojnë që Diego Siemone të jetë Sir Alex Ferguson i tyre. Simeone ka marrë drejtimin e Atletico Madridit në vitin 2011, dhe që nga ajo kohë skuadra ka fituar disa trofe.

Lajme të ngjashme

Back to top button