Ferguson: United ende në garë për Premier Ligën

Trajneri legjendar i skuadrës së Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se Djajtë janë ende në garë për titullin e ligës Premier, edhe pse një gjë e tillë për shumë njerëz duket e pamundur.

“United mund të bëj gjithçka, më besoni mua. Ata kanë filozofi dhe histori të shkëlqyer, ata cdo herë bëjnë mirë”.

“City është duke luajtur shumë mirë, ne duhet të pranojmë këtë gjë. Sidoqoftë, unë tani them se gjasat më të mëdha i ka Arsenali pasi është i pari. Sidoqoftë, unë besoj se United është ende në garë për titull”, tha Ferguson.

Lajme të ngjashme

Back to top button