Përfundon në spital këngëtarja shqiptare, viktimë e një sulmi

Ajo ka pak kohë në treg, por zëri dhe talenti i saj e kanë bërë të arrij majat në pak kohë. Bëhet fjalë për këngëtaren Baby Gee, e cila orët e fundit është përfshirë në një sherr nga persona të paidentifikuar dhe një vajzë. Prej disa ditësh ajo ndodhej në Dubai, për ndonjë projekt të ri, por aty ka ndodhur edhe kjo ngjarje e rëndë, transmeton Revista Class.

“Asnjë femër nuk duhet të kalojë një gjë të tillë”. Kështu është shprehur këngëtarja, e cila në Instastories ka postuar video dhe foto duke i sqaruar fansat e saj se ajo  donte ta ndante me ta këtë histori të saj.

“Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga Bleta Gashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq. nga kjo që më ndodhi mua dhe dua ta ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, dëshirojnë të të shohin keq. Por asnjë grua nuk duhet ta përjetojë këtë. Dhe unë, kam njerëz, por nëse s’do të kisha asnjë çfarë do të bëja?”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Ajo i sqaron të gjtihë se në fakt këngëtarja nuk ishte përgjigjur këtij sherri, ndaj ishte sulm fizik drejt saj, duke i shkaktuar disa plagë në fytyrë dhe në kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button