Çarshia e Shkupit, shteti ka dështuar në mirëmbajtje

Prekja e kalldrëmit, gropimet jo profesionale dhe ndërhyrjet e ndryshme që behën në rrjetin e kanalizimit, paraqesin ndër shkaqet kryesore se pse tregtarët e Çarshisë së Shkupit, gati pas çdo periudhe të shirave ata i veshin çizmet dhe i pastrojnë vërshimet, shkruan gazeta KOHA.

Imazhi i Çarshisë së vjetër të Shkupit assesi të përmirësohet. Përderisa vit pas viti promovohen projekte të ndryshme për këtë çarshi, hallet dhe brengat e dyqanxhive nuk kanë fund. Problemet me të cilët ballafaqohen tregtarët dhe ata zejtarë të pakët që kanë ngelur kryesisht lidhen me infrastrukturën komunale. Hapësira bukur e madhe ku shtrihet Çarshia e Shkupit, sipas shumë dyqanxhinjve të vjetër paraqet sfidën kryesor për autoritet komunale dhe ato shtetërore, me çka siç shtojnë ata shteti ndër vite ka dështuar në mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë në këtë pjesë historike të kryeqytetit.

Kryetari i shoqatës së Esnafit, Bejtulla Morina, kur pyetet për zgjidhjen e problemeve të Çarshisë, përgjigjet se ai dhe kolegët e tij vazhdimisht përballen me problematika të ndryshme, të cilëve mundohen t’ju gjejnë zgjidhje.

Ndryshe, lista e problemeve të çarshisë edhe pse publikisht dihet vite me radhë, ajo fare pak është reduktuar. Kanalizimi i vjetër dhe anomalitë e theksuara janë vetëm një prej milionave problemeve që i ka Çarshia e Shkupit, transmeton Koha.

Investimet e shtetit që dekadën e kaluar janë realizuar në objektet dhe komplekset historike, këtë çarshi fare nuk e kanë përfshirë. Nëse një për qind e projektit famë keq “Shkupi 2014” i cili sipas hulumtimeve të fundit ka arritur shifrën e 1 miliardë eurove, të investoheshin në çarshi, që i bie diku 10 milion euro, atëherë pa hamendje kjo pjesë e Shkupit do të ishte atraksioni më i madh turistik në vend por edhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button