Dhuna ndaj gazetarëve nga 2017-ta e këndej, ministri Spasovski: Ohri prin me denoncime

Nga qershori i 2017-s e deri më sot, janë regjistruara 12 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoni, kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski. Nga të gjitha rastet, vetëm në njërin nuk është vepruar, por sipas asaj që deklaroi Spasovski, së shpejti edhe për të do të ketë epilog, njofton Portalb.mk.

Më së shumit denoncime për dhunë ndaj gazetarëve ka pasur në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Ohër.

“Nga periudha qershor 2017 janë regjistruara 12 raste të dhunës ndaj gazetarëve. Nga ky numër, 5 janë denoncuar në SPB Ohër, 4 raste në SPB Shkup, 2 në SPB Veles dhe një rast është denoncuar në SPB Shtip. Është vepruar në të gjitha raste. Vetëm një rast ka mbetur pa i zgjidhur”, tha Spasovski në konferencën që u mbajt sot në Qeverinë e Maqedonisë.

Për katër vjet, sipas analizës së realizuar nga MPB, janë denoncuar 47 raste të dhunës ndaj gazetarëve.

“Gjatë periudhës 2013 – 2017, te MPB janë dorëzuar 47 denoncime, nga qytetarë dhe media, që kanë të bëjnë me dhunën fizike ndaj gazetarëve, për cenim të sigurisë, si lloj apo gjuhë e urrejtjes. Prej 47 denoncimeve, 29 janë paraqitur në SPB Shkup, 14 në SPB Ohër, 2 në Strumicë, dhe nga një në Shtip dhe Manastir”, tha Spasovski, duke sqaruar se problemi më i madh mbetet ajo se janë bërë lëshime në procedura që do të ndihmonin në zbulimin e kryerësve të veprës penale. Nga 47 raste, të pazgjidhura kanë mbetur 15.

Ministri Spasovski u shoqërua edhe nga ministri për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, i cili përsëriti se: “Prioritet për shoqëritë demokratike mbetet funksionimi normal dhe i pandërprerë i institucioneve, jo vetëm duke mundësuar qasje tek institucionet, pro edhe duke mundësuar funksionimin normal të gazetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button