Francës i mjaftojnë 4 minuta për të mposhtur Irlandën

Franca ka mundur Irlandën me dy gola brenda 4 minutave në miqësoren e zhvilluar të hënën në mbrëmje, në “Stade de France”.

Olivier Giroud në minutën e 40 dhe Nabil Fekir në minutën e 44-t ishin autorët e golave për “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps, transmeton TCH.

Franca do të luajë në ndeshjet e grupit të Botërorit “Rusi 2018” me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button