Lista Serbe kërkon mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Lista Serbe u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë që “të reagojnë urgjentisht dhe t’i mbrojnë serbët, në përputhje me mandatin që kanë”, pas, siç u shpreh, veprimeve të sinkronizuara që kanë për qëllim “frikësimin e serbëve në Kosovë dhe parandalimin e kthimit të të zhvendosurve”.

Lista Serbe tha se serbët që vendosin të kthehen në Kosovë, arrestohen dhe sulmohen fizikisht, ndërsa kishat dhe manastiret serbe kërcënohen me shkatërrim, transmeton Telegrafi.

Subjekti politik serb i bëri thirrje misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të garantojë sigurinë e serbëve, ndërsa nga ambasadorët e huaj, misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe Bashkimi Evropian kërkoi të ngrenë zërin kundër, siç u shpreh, maltretimit të serbëve.

“Këto abuzime kanë vetëm një synim: ndryshimin e përbërjes etnike dhe të gjendjes faktike në terren, me qëllim spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”, tha Lista Serbe.

Të hënën, një person i nacionalitet serb është plagosur në fshatin Poterq të Klinës, gjatë protestës së banorëve shqiptarë pranë një kishe serbe, ku të zhvendosurit serbë u mblodhën për të shënuar një festë.

Një person me shtetësi serbe është ndaluar pas protestës për verifikim, pasi një prej demonstruesve shqiptarë e ka identifikuar atë si të dyshuar për masakrën në Poterq, në mars të vitit 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button