“Ballistët”, 25 vjet themelim – organizim në Pallatin e Kulturës (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/05/Ballistë.png?fit=500%2C315&ssl=1)
Tifogrupi nga Tetova “Ballistët” sivjet shënojnë 25 vjetorin e themelimit, njofton Portalb.mk.
Për nder të këtij përvjetori do të mbahet aktivitet ku do të prezantohen dokumentari “25 vjet besnikëri”.
Aktiviteti mbahet më 9 maj, me fillim prej ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Ballistët janë mbështetësit e klubi futbollistik Shkëndija. U quajtën kështu sipas luftëtarëve nacionalist shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore. Kur Shkëndija u formua në vitin 1979, përdorimi i nacionalizmit ishte i ndaluar nga qeveria. Mbështetësit e quajtën veten BAL, duke e përdorur tre shkronjat e para të Ballit Kombëtar. Kur Shkëndija u rikthye në Ligën e Futbollit të Maqedonisë, mbështetësit u riorganizuan si Ballistë.