E DASHURUAR

Kjo çmenduri e kobshme për të jetuar
ky kapric i fshehtë për të jetuar
po të tërheq Alehandra, mos e moho këtë.
Sot u shikove në pasqyrë
të kishte hije pikëllimi, ishe vetëm
drita ulërinte ajri këndonte
po i dashuri yt s’u kthye
do të nisësh mesazhe do të qeshësh
do të përshëndesësh me dorë kështu do të kthehet
i dashuri yt i yti aq i dashur
E dëgjon sirenën e pamend e cila e ka vjedhur
anijen e lyer me shkumë deti
ku kanë vdekur buzëqeshjet
a të kujtohet përqafimi i fundit
oh mos iu dorëzo pikëllimit
qeshu në shami me virrmë vaji
por mbylle derën e fytyrës tënde
që pastaj mos të thonë
se ti ke qenë ajo gruaja e dashuruar
Të kafshojnë ditët
të fajësojnë netët
jeta aq shumë të dhemb
moj e pashpresë, ku më je nisur?
moj e pashpresë, asgjë më shumë!

 

Alehandra PIZARNIK

Përktheu Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button