Një tërmet 5.2 ballësh godet Iranin

Një tërmet prej 5.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Sisakht pranë provincës Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit thuhet se tërmeti me epiqendër në qytetin Sisakht ka ndodhur në ora 08:38 sipas orës lokale dhe është regjistruar në thellësi prej 8 kilometrash.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me viktima eventuale apo dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button