Deri më 21 shkurt mund të aplikohet në konkursin e festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Qytetarët do të mund të aplikojnë në konkursin për poezi “Urat e Strugës” deri më 21 shkurt, ndërsa fituesi shpallet më 21 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, transmeton Portalb.mk.

Të interesuarit nën moshën 35 vjeç, do të mund të konkurrojnë me librat debutues, nëse librat e tyre janë botuar në dy vitet e fundit. Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën postare te “Mbrëmjet strugane të poezisë” (kodi postar 111, 6330 Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut) apo në formë elektronike ([email protected] dhe [email protected]).

Shkrimtarët duhet të kenë të përkthyer në anglisht edhe 7 poezi të librit konkurrues.

Fituesi do të marrë një shpërblim financiar, statujë dhe botim të librit në gjuhën maqedonase. Ai do të marrë pjesë në muajin gusht në edicionin “Mbrëmjet strugane të poezisë”.

Çmimi “Urat e Strugës” është themeluar në vitin 2003, si pjesë e bashkëpunimit të gjerë me UNESCO-n dhe me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë – 21 Marsit, me qëllim të stimulimit, promovimit dhe afirmimit të krijimit poetik si një ndër shprehjet më të rëndësishme krijuese të njerëzimit. Çdo vit, MSP dhe UNESCO së bashku festojnë këtë ditë, gjatë së cilës zyrtarisht shpallen dhe promovohen fituesit e çmimeve “Kurora e artë” dhe “Urat e Strugës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button