Avicii bëri vetëvrasje me shishe të thyer

Producenti dhe DJ i njohur, Avicii ka bërë vetëvrasje gjithnjë sipas disa raportimeve të mediumit më të madh amerikan të shoubizit, TMZ.

Avicii i cili ishte 28 vjeçar, u gjet i vdekur në Muscat të Omanit më 20 prill.

Policia doli me vlerësim se nuk ka “dyshime kriminale” për këtë rast, teksa një komunikatë e familjes aludoi për vetëvrasje.

TMZ në raportin e fundit të publikuar shpjegon se artisti emri i të cilit ishte Tim Bergling, ja mori vetes jetën me një shishe të thyer që shkaktoi “gjakderdhje masive”, transmeton Telegrafi.

Komunikata nga familja Bergling e publikuar javë më parë thoshte se ata nuk duan të “shkojnë tutje me detaje” dhe se “dëshirojnë të gjejnë paqen”.

Avicii argëtonte masa të mëdha njerëzish…

Avicii më parë paraljmëroi se “do të vdiste” në një dokumentar të publikuar në tetor.

Ai vendosi të pushonte nga performancat nëpër turne në vitin 2016 duke cituar një seri të arsyeve shëndetësore përfshirë pankreatitisin akut, sëmundje që u shkaktua nga konsumimi i jashtëzakonshëm i alkoolit.

Një raport zyrtar i policisë mbi shkaqet e vdekjes së DJ dhe producentit pritet që të publikohet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button