Mënyra sesi e mbani grushtin tregon shumë për ju!

Shumë pozicione të ndryshme dhe shumë lëvizje që ne bëjmë me trupat tanë nuk janë të mësuara, thjesht, ato vijnë natyrshëm, dhe ne i bëjmë ato pa vetëdije

Kjo është arsyeja pse sot do të përqendrohemi në mënyrën se si ju e mbyllni dorën, pasi pozicioni i dorës suaj në të mbyllur mund të zbulojë shumë aspekte të personalitetit tuaj, se si ju veproni me të tjerët ose si e trajtoni jetën. Kjo është një provë e thjeshtë që nuk do të zgjasë gjatë, vetëm duhet të shikosh me vëmendje se si i pozicionon gishtat kur mbyllë dorën tënde në formë grushti, ky test mund të zbulojë se si është karakteri yt dhe si silleni në marrëdhënie në çift.

Mbledhja e dorës tuaj në formë grushti është një gjë shumë normale, nganjëherë shkaku mund të jetë stresi, frustrimi, bezdisja dhe shumë faktorë të tjerë. Ndoshta nuk di shumë për këtë praktikë, por mund të zbulojë gjëra rreth personalitetit tuaj që ju nuk i keni ditur. Gjëja e parë që duhet të bëni është mbyllja e dorës dhe vëzhgimi i saj me shumë kujdes, pastaj shikoni imazhin e mëposhtëm dhe zgjidhni atë që vjen më afër mënyrës si e mbyllni grushtin tuaj. A jeni gati të dini gjithçka për personalitetin tuaj?

1. Gishti juaj qëndron mbi grusht

Si ju shohin të tjerët:

Ju jeni një person shumë miqësor, njerëzit priren të besojnë tek ju shumë lehtë, keni karizëm dhe talent. Vetëbesimi juaj është me të vërtetë mbresëlënës. Ju jeni fleksibël dhe i vëmendshëm, në çdo situatë ju përpiqeni të keni të drejtë.

Si jeni me të vërtetë:

Në disa raste, frika ju imponohet dhe ju pengon të bëni shumë gjëra, gjithmonë keni frikë se dikush mund t’ju dëmtojë, ju jeni shumë të ndjeshëm dhe të përzemërt. Ajo që me të vërtetë ju bën të lumtur është vlerësimi dhe dashuria e njerëzve që doni.

Kur bie në dashuri:

Ju nuk mund ta lini pas të kaluarën tuaj, dhe as ti hiqni qafe kujtimet që ju kanë lënduar. Keni gjithmonë frikë ta hapni zemrën, edhe nëse doni të bëni atë, ju nuk e bëni sepse keni frikë se është një hap i gabuar sepse mund t’ju thyhet zemra. Pra, ngrini një pengesë dhe tregoni veten të painteresuar në temën e dashurisë.

2. Të gjitha gishtat mbi gishtin e madh

Si ju shohin të tjerët:

Njerëzit që kanë kreativitet zakonisht janë shumë inteligjent. Ndjesia juaj i prek të gjithë, entuziazmi juaj dhe disponueshmëria juaj janë gjithnjë në axhendë, megjithatë, nganjëherë mund të jeni shumë i çmendur. Njerëzit ju konsiderojnë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm. Harmonia dhe qetësia janë pjesë e jetës suaj të përditshme.

Si jeni me të vërtetë:

Ju jeni një person i qetë dhe i kujdesshëm, nuk preferoni të flisni kundra dikujt tjetër. Ju jeni shumë të shoqërueshëm dhe miqësor. Jeni një shpirt i lirë që ndjek ëndrrat e tij dhe madje edhe nëse jeni shumë simpatizues, preferoni të keni pak miq sepse ju dëshironi të jeni të rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe besnikë.

Kur bie në dashuri:

Shfaqjet publike nuk janë për ju, preferoni një marrëdhënie të qetë, një marrëdhënie ku mund të jeni vetvetja, ku mund të ndiheni të lirë dhe të relaksuar. Ndonjëherë, edhe kur nuk jeni në rregull, ju tentoni të qëndroni sepse jeni shumë i mëshirshëm, nuk ju pëlqen të lëndoni dhe nuk ju pëlqen të lëndoheni. Harroni dhe falni shumë shpejt, një veçori që vetëm disa e kanë. Nuk u pëlqen drama dhe për këtë preferoni situata të rehatshme.

3. Gishtin e madh sipër

Si ju shohin të tjerët:

Armët tuaja kryesore janë intuita dhe imagjinata. Për të tjerët, ju jeni një person shumë bujar dhe bashkëpunues i cili, megjithatë, ndonjëherë tregon pasiguri. Ju jeni entuziast, por vetëm me ata që ju pëlqeni. Jeni kurioz, doni të eksploroni, nuk dëshironi të mbeteni me dyshime, dhe jeni të padurueshëm dhe këmbëngulës, që gjithmonë i ndjek interesat tuaja. Ju keni shumë humor, dhe gjithmonë përfundoni duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Si jeni me të vërtetë:

Ju pëlqen ndershmëria. Ju jeni të butë dhe të respektueshëm, tregoni fisnikëri dhe mirësi të madhe, megjithatë, kini kujdes … shumë njerëz mund të përfitojnë nga kjo. Gjë e mirë është që ju të keni një intuit të gjashtë për t’ju ndihmuar të identifikoni se kush ju çmon vërtet dhe kush kujdeset për ju.

Kur bie në dashuri:

Ju keni vështirësi të shprehni atë që ndjeni, dhe kjo pasi jeni të rezervuar thjesht në punët e dashurisë. Megjithëse dashuria është shumë e rëndësishme për ju, tentoni ta vendosni në sfond pasi ëndrrat tuaja kanë përparësi, por ndërkohë ju ëndërroni të keni dikë që me të vërtetë t’ju dojë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button