Patozi drejt zyrtarizimit të partisë së re: PD sot nuk ekziston më!

Duket Astrit Patozi do të ndahet përfundimisht nga Partia Demokratike. Këtë la të kuptohej nga studioja e emisionit “Real Story” kur tha se tashmë kanë rënë të gjitha motivet që mbanin lart Lëvizjen për Ringritjen e PD.

Ai tha se vendi ka nevojë për një forcë të re.

“Kanë rënë të gjitha motivet që e mbanin ngritur misionin e Lëvizjes plr Ringritjen e PD. Kongresi i ndarjes me mur Berlini. Unë nuk ndiej me asnjë detyrim ndaj partisë së Bashës, ndihem përjetësisht borxhli ndaj PD që sot nuk ekziston më. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një projekt të ri politik. I vendosur qeë ta ndjek këtë projekt”, deklaroi Patozi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button