Pas Elvanës, Ty Dolla Sign do të bashkëpunojë me një tjetër këngëtar shqiptar?

Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Ty Dolla Sign është publikuar vetëm para pak javësh dhe kënga ritmike po pëlqehet shumë. Por me sa duket këngëtarit me famë botërore nuk i ndahet zemra nga shqiptarët. Postimet e fundit në Instagram tregojnë se shumë shpejt ai mund të sjellë një projekt muzikor me këngëtarin shqiptar Albert Stanaj, transmeton Revista Class.

Uh oh…. we may have done something crazy @tydollasign

A post shared by Stanaj (@stanaj) on


Albert Stanaj është një këngëtar shumë i talentuar dhe i vlerësuar nga shumë yje të muzikës botërore. Ai ka postuar në Instagram një foto së bashku me Ty Dolla Sign me shkrimin: “Ne mund të kemi bërë diçka të çmendur”. Po ashtu edhe Ty Dolla Sign ka postuar foto në Instastory me Stanaj dhe duket se shumë shpejt mund të vijë një bashkëpunim i ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button