Të preferuarit e viteve ’90, grupi i famshëm muzikor do të rikthehen?

Djemtë e “Backstreet Boys”, Nick Carter, Howie Dorough, Alexander James McLean, Kevin Richardson e Brian Littrell në vitet ’90 kanë kryesuar klasifikimet muzikore me këngë pop e romantike, si “As long as you love me” dhe “Everybody”.  Ata më në fund e evendosën do të rikthehen me hite dhe ture të reja, transmeton Revista Class.

Pak ditë më parë, grupi festoi 25 vjetorin e krijimit, e me këtë rast postuan një video në profiling e tyre në Facebook, një video me këngën e re ku shkruanin: “Më 20 prill 1993 u formuam si “Backstreet Boys. Nëse do të na thoshin se 25 vjet më vonë do të krijonim akoma muzikë së bashku, nuk do ta kishim besuar. Faleminderit. Kush është gati për një tjetër 25-vjeçar?” pohuan djemtë duke bërë të qartë për fansat se do të rikthehen fuqishëm këtë herë.

“Backstreet Boys” na kanë dërguar shpesh sinjale duke premtuar një album të ri për një kohë të gjatë, por kjo duket si diccka e re që më në fund po vjen. Turneu i tyre do të  nis së shpejti ndaj jini gati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button