Mosdekretimi i ligjit të gjuhëve, as impiçmenti nuk i sjellë sanksion presidentit Ivanov

Mosnënshkrimi i ligjit të gjuhëve nga ana e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shkelje kushtetuese për të cilën mund të sanksionohet nëse më së paku 20 deputetë ngritin iniciativë për impiçment. Por sipas asaj që u deklarua nga kryeparlamentari Talat Xhaferi impiçmenti mund të kalojë vetëm me 2/3 e votave – që në rethana aktuale është e pamundshme, transmeton Portalb.mk.

“Mospërmbushja e obligimit të presidentit Ivanov mund të sanksionohet me ngritjen e inciativës për impiçment nga më së paku 20 deputetë të Maqedonisë. Pas parashtrimit të impiçmentit, e njëjta shqyrtohet nga komisioni përkatës i cili sjellë vendim. Vendimi i komisionit përkatës dorëzohet në gjykatë Kushtetuese e cila më pas sjellë vendim për sanksionim. Por impiçmenti nuk mund të miratohet sepse për të duhet 2/3 e votave, e ne nuk i kemi”, tha Xhaferi.

Megjithëse në situatat aktuale përgjegjësia e Ivanovit për mosdekretim të ligjit të gjuhëve është i pamundshëm, ajo mund të bëhet edhe pas mbarimit të mandatit të tij, me ngritje të inciativës në Gjykatë nga cilido subjekt i Maqedonisë.

Xhaferi nuk tregoi se kur e dorëzon ligjin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare

Ligji i gjuhëve do të dorëzohet në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, por kjo nuk dihet se kur.

“Ligjin e gjuhëve do ta nënshkruajë, se përveç Ivanovit edhe unë kam të drejtë nënshkrimi dhe të njëjtin do ta dorëzojë në Gazetën Zyrtare. Kjo do të ndodh kur të mendojë unë se duhet të ndodh”, tha Xhaferi.

Pakoja e ligjeve reformuese: është arritur harmonizim opozitë – shumicë parlamentare

Krahas ligjit të gjuhëve, në takimin joformal me gazetarët u diskutua edhe pakoja triligjore: ligji për gjykata, ligjit për prokurori dhe ligjit për procedurë penale – për të cilat Xhaferi njoftoi se është arritur harmonizim mes pozitës dhe opozitës.

“Pakoja me tri ligjet do të jetë në rend dite në seancë plenare së shpejti. Harmonizimi është arritur”, tha Xhaferi.

U njoftua gjithashtu edhe për inciativën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit për të cilën u tha se punohet në drejtim të kufizimit të kohëzgjatjes së seancës konstituive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button