100 mijë vende të reja pune në Shqipëri deri në 2022, si mund të përfitoni

Rreth 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022 parashikohen të jenë në sektorin e Turizmit.

Turizmi si një nga sektorët kyç të një vendi, jo vetëm për rolin e rëndësishëm që ka në kontributin e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të impaktit zinxhir që ka në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohet që rritja e kontributit direkt dhe indirekt të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të shkoj nga 26% në vitin 2016, në nivelin e 29% në vitin 2022, duke mbajtur një rritje mesatare vjetore për periudhën 2018 -2022 në nivelet e 6.1% në vit, raporton “scan”.

Kontributi indirekt i këtij sektori vlerësohet të jetë në raportet e 1 me 2.5 krahasuar me kontributin direkt, duke përforcuar rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit.
Rritja e punësimit nga niveli i 85 mijë të punësuar direkt në sektorin e turizmit ose 7.7% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

Rritja e punësimit pritet që nga niveli i 267 mijë të punësuar ose 24% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 300 mijë ose 26% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button