Gigi Buffon: Shanset për kualifikim janë 50-50

Juve dhe Gigi Buffon përballen sërish me Real Madrid në Champions League, 300 ditë pas finales së Kardifit, që përfundoi me triumfin e galaktikëve. Por për kapitenin dhe portierin bardhezi asnjë skuadër nuk është e pamposhtur.

“Në Kardif fitoi skuadra më e fortë. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, është të japim më të mirën në fushë”, ka thënë Buffon për Marca.

Por teksa ka vlerësuar Madridin e një viti më parë si më të fortë përballë Juventusit, Buffon ka theksuar se nuk ka skuadra të pamposhtura.

“Reali është favorit, por mundësitë për kualifikim janë 50 me 50. Duhet të jemi ambiciozë. Ka histori, por ka edhe të tashme, Juventusi është një skuadër e madhe dhe di si t’i fitojë titujt”, ka thënë Buffon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button