Drejtuesit e Juventusit darkë me “senatorët”

Pas darkës me trajnerin Maurizio Sarri, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dhe dy drejtuesit e lartë Pavel Nedved e Fabio Paratici, konsumuan një darkë të dytë me kapitenin Giorgio Chiellini dhe portierin Gigi Buffon, transmeton SS.

Dy senatorët u thirrën për të diskutuar në lidhje me situatën në dhomat e zhveshjes, ndërsa burime për mediat italiane konfirmuan se si Chiellini ashtu edhe Buffon pranuan disa probleme me Sarrin por siguruan se lojtarët e ndjekin për të mirë të ekipit.

Buffon e Chiellini mësohet t’u kenë thënë drejtuesve se disa lojtarë kanë pakënaqësi me Sarrin, jo për çështje teknike e taktike, por më tepër për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit dhe zgjatjen e disa kritikave të caktuara.

Megjithatë dy senatorët siguruan se skuadra e ndjek Sarrin dhe do vijojë ta bëjë për të mirë të klubit, pasi synojnë arritjen e objektivave, ndërsa drejtuesit kërkuan që futbollistët të mos reagojnë më keq pas zëvendësimeve.

Duke filluar nga ndeshja e nesërme pritet reagimi i bardhezinjve, me Sarrin që ka marrë përsipër zgjidhjet taktike, ndërsa futbollistët që kanë marrë përsipër ta ndjekin trajnerin dhe t’u binden urdhrave të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button