Kryemadhi: Të heqim dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile për pagesën e taksave dhe tarifave. Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare PD-LSI, Kryemadhi tha se me këtë qëndrim synohet që të hiqet dora e Ramës nga xhepi i shqiptarëve.

“Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve. Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button