Gjykimi për Dragan Llatasin për fshehje të tatimeve është shtyrë për shkaqe familjare

Për shkak shkaqeve familjare, i akuzuari Dragan Pavloviq – Llatas sot nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale për lëndën e PSP-së “Total” për fshehje të tatimeve, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e të akuzuarit tha se Pavlloviq nuk mund të merr pjesë në seancën e sotme për shkaqe familjare dhe tha se për këtë gjë është njoftuar edhe Prokuroria Speciale Publike.

Nga PSP-ja thanë se e kuptojnë për shkaqet të cilat nuk është i pranishëm i akuzuari, por kërkoi të caktohen disa termine të reja që të mund të fillojë sa më shpejtë gjykimi.

Seancat e ardhshme janë caktuar për 11 dhe 23 prill, por avokatët e Pavlloviq thanë se klienti i tyre nuk do të merr pjesë në seanca në muajin prill dhe më pas u caktuan termine për muajin maj.

Ndryshe, lënda “Total” i përket evazionit fiskal nga ana e Llatasit, si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime konstalting “Total marketing” , SHPKNJP Shkup “Mediamaks” dhe “Total media Centar” SHPKNJP Shkup.

I dyshuari Dragan Pavlloviq-Llatas ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimit në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rreme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.

Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button