Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)
Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, sot në konferencë për shtyp njoftoi se individë të caktuar në Ministri të caktuara kanë punuar kundër ligjeve, që disa persona fizik dhe juridik kanë fituar pronë të paligjshme në llogari të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
“Sipas dëshmive materiale të deri më tanishme mund të përfundojmë se prej vitit 2008 deri në vitin 2015, Dretoria për të Ardhura Publike (DAP) dhe Ministria e Financave nuk e kanë kryer punën e tyre, ndërkaq më tej kanë mundësuar që personat fizik dhe juridik të fitojnë pasuri të kundërligjshme”, tha Janeva.
LEXO: Specialja së shpejti me aktakuzë për “Transportuesin”
Janeva, tha se, do të konfirmohet se si janë larë paratë në vend dhe në të njëjtat janë të përzier funksionarë të lartë të pushtetit. Sipas Janevës, ky është vetëm fillimi dhe se hetimet do të zgjerohen.
Janeva bëri thirrje deri te qytetarët që të bashkëpunojë me këtë Prokurori pasi që të gjitha krimet financiare kanë ndikuar në jetesën e varfër në vend, institucionet t’i përgjigjen në kohë, ndërkaq gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe Kuvendit që të vazhdohet mandati i PSP-së.
PSP ka hapur katër raste të reja: “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”, ndërkaq ka paralajmëruar aktakuzë për rastin “Transportuesi”. Për 4 rastet e reja, për asnjë person nuk është ngritur masë paraburgimi, për shkak, ashtu siç tha prokurorja, Lençe Ristevska, “gjendjes momentale të PSP-së”.
LEXO: Ristevska: Asnjë medium nuk është nën hetimin e PSP-së
Rasti “Tabela”
Ky rast ka të bëjë me vepër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ndërkaq ekziston bazë dyshimi se e njëjta është kryer nga drejtori i Shkollës Fillore “Rexho Rushi” nga fshati Zajas. Si person zyrtar pa procedurë për prokurim publik, i ka shfrytëzuar kompetencat dhe ka mundësuar të mira materiale për ndërmarrjen, “Bau Prof-Kiçevo”, 200 mijë euro.
Rasti “Treqind”
Edhe ky rast ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ku një ndihmës ministër i MPB-së, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 453.570 euro, gjatë blerjes së 300 makinave për MPB-në. Ashtu siç thanë nga PSP, i dyshuari edhe pse e ka ditur se cila ka qenë oferta më e volitshme, ai e ka pranuar atë nga Komisioni për Furnizim Publik.
Rasti “Total”
Ky rast ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.
LEXO: Llatasi i TV “Sitelit”, i dyshuar nga PSP për fshehje të tatimit
Rasti “Tifani”
Kjo lëndë ka të bëjë me një person fizik i cili ka qenë pronar i “Smart Centar SHPK eksport import Shkup” dhe agjencisë “Smart”. E dyshuara gjatë viteve 2008-2014 me qëllim që të ajo dhe personat juridik t’u ikin pagesës së tatimeve, ka dhënë të dhëna të rrejshme për faktet që kanë të bëjnë për llogari të tatimit. Ndërmarrjet e saj u kanë ikur 36.634 euro tatim, ndërkaq e dyshuara nuk ka paguar tatim të obliguar me vlerë prej 16.924 euro. Ajo për nevojat e ndërmarrjes ka blerë veshje të poshtme prej 500 euro, rroba me vlerë prej 33.508 euro, syza, produkte të kozmetikës për 1.009 euro, mobilje luksoze, dyer të siguruara, biçikletë dhe të ngjashme.
Lëndët që deri më tani i ka hapur Prokuroria Speciale: