Është shtyrë seanca për rastin “Arka”, pritet ekstradimi i ish-shefit të DSK-së, Goran Grujovski

Për shkak se Goran Grujovski akoma nuk është ekstraduar nga Greqia, gjykatësja e lëndës “Arka” të Prokurorisë Speciale Publike e shtyu seancën e sotme. Në bankën e të akuzuarve u ulën Sasho Mijallkov dhe Toni Jakimovski, por gjykatësja vendosi që për të filluar me procesin e lëndës duhet të pritet edhe Grujovski, transmeton Portalb.mk.

Për shkaqe të njëjta para dy ditëve është shtyrë edhe seanca për përgjimet joligjore, gjegjësisht për lëndën “Target-Fortesa” edhe pse Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë ishin të pranishëm në gjykatë.

Seanca e radhës për rastin “Arka” është caktuar për 17 maj.

Në rastin “Arka”, Prokuroria Speciale i akuzon tre ish funksionarë të DSK-së dhe një të MPB-së për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove, për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP vlerëson se të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.

“ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button