Sot mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mos merr pjesë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve nga qeveria, si çdo të enjte në fund të muajit, transmeton Portalb.mk.

Muajt e kaluar, VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në këtë seancë për shkak se nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit.

Koordinatori i njërit nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev tha se as sot nuk do të marrin pjesë në seancë.

Siç konfirmuan për NOVA-n nga VMRO-DPMNE, përfaqësuesit e partisë së bashku me grupet parlamentare deri në fund të javës do të vendosin se a do të kthehen deputetët në Kuvend.

Një ndër kushtet, siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja është marrëdhënia politike, gjegjësisht të krijohet ambient demokratik që do të thotë të përfshihet edhe opozita në përgatitjen e ligjeve reformuese. Sipas inofmatave të NOVA-s, bisedimet mes LSDM-së dhe VMRO-së akoma nuk kanë përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button